FISCAL THREE
Keni nevojë për ndihmë? Na telefononi tani!
+355692740297Ne ju udhëheqim drejt suksesit të biznesit tuaj, duke u kujdesur për gjithë procesin e hapjes dhe regjistrimit, që ju të fokusoheni te ideja dhe aktiviteti juaj.
These are the concepts that shape our distinctive culture & differentiate us from others. They true the unique spirit of our Firm guide the behaviors that enable us to deliver the promises we make to our clients and our people.
Pse është kaq i rëndësishëm procesi i hapjes së biznesit?
Regjistrimi i biznesit nuk është vetëm një formalitet. Ai përcakton:
Një hapje e bërë gabim mund të sjellë:
Çfarë përfshin shërbimi “Hapja dhe Regjistrimi i Biznesit”?
1. Hapje biznesi të ri (NIPT, QKB)
• Verifikimi i emrit të biznesit
• Përgatitja dhe dorëzimi i aplikimit online
• Marrja e NIPT-it dhe ekstraktit historik
• Konsulencë për kodet e veprimtarisë (NACE) në përputhje me aktivitetin që do të zhvilloni
Ti nuk ke nevojë të humbasësh kohë me formularë dhe platforma – ne bëjmë gjithçka për ty.
2. Regjistrim në e-Albania & Tatime
• Aktivizojmë llogarinë tënde të biznesit në e-Albania
• Konfigurojmë dhe ndihmojmë në qasjen në llogarinë e-Tatimeve
• Shpjegojmë detyrimet e tua mujore/vjetore për deklarime tatimore
Kështu sigurohemi që që në fillim të jesh gati për deklarimet dhe të mos kesh surpriza me afatet tatimore.
3. Regjistrimi i pronarëve përfitues
Ne të ndihmojmë me:
• Marrjen e nënshkrimit elektronik, nëse nuk e ke
• Plotësimin korrekt të të dhënave të pronarëve përfitues
• Dërgimin e aplikimit në sistem brenda afateve ligjore
Kështu evitohen rrezikimet e padëshiruara dhe ruhet besueshmëria ligjore e biznesit tënd.
4. Vendosja e adresës së biznesit
• Konsulencë për zgjedhjen e formës së përdorimit (qira, hua-përdorim, pronësi)
• Sqarim për detyrimet tatimore të qirasë (p.sh. tatimi në burim)
• Përgatitja e dokumentacionit që lidhet me adresën (kontrata, deklarata, dokumente pronësie)
Ne sigurohemi që adresa të jetë e deklaruar saktë dhe në përputhje me ligjin.
5. Këshillim për zgjedhjen e formës juridike
A do të jesh biznes i vogël, shpk apo profesion i lirë?
Ne analizojmë me ty:
• Llojin e aktivitetit
• Nivelin e pritshëm të xhiros
• Rrezikun financiar që merr përsipër
• Planet e tua për zgjerim në të ardhmen
Dhe të rekomandojmë formën më të përshtatshme juridike dhe fiskale, në mënyrë që të paguash aq sa duhet – as më shumë, as më pak.
6. Marrja e licencave sipas aktivitetit
Ne:
• Verifikojmë nëse aktiviteti yt kërkon licencë
• Përgatitim dokumentacionin e nevojshëm
• Bëjmë aplikimin online dhe ndjekim përgjigjen deri në miratim
Ti përfiton një proces të qartë dhe pa stres, me një partner që njeh të gjitha hapat praktikë.
7. Dokumentacioni fillestar i biznesit
• Modele kontratash (qira, bashkëpunimi, punësimi – sipas rastit)
• Udhëzime për organizimin e faturave, librave të blerjes dhe shitjes
• Udhëzime bazë për ruajtjen e dokumenteve financiare
Kjo të ndihmon të ndërtosh një bazë solide për kontabilitetin dhe raportimin e ardhshëm financiar.
Për kë është ky shërbim?
Për kë është ky shërbim?
Shërbimi “Hapja dhe Regjistrimi i Biznesit” është ideal për:
- Sipërmarrës që hapin biznes të vogël (persona fizikë)
- Themelues të shpk-ve
- Profesione të lira (avokatë, arkitektë, konsulentë, IT, etj.)
- Freelancer dhe start-up-e në fazën e parë të aktivitetit
Nëse je në pikën ku ideja është gati, por procedurat të duken të komplikuara – ky shërbim është projektuar pikërisht për ty.
Si funksionon bashkëpunimi me Fiscalthree?
- Konsultimi fillestar
Dëgjojmë idenë tënde, sqarojmë pritshmëritë dhe nevojat. - Planifikimi i hapave
Përgatisim një plan të qartë: çfarë duhet bërë, në çfarë radhe dhe me cilat dokumente. - Zbatimi praktik
Ne merremi me aplikimet, regjistrimet dhe komunikimin me institucionet. Ti informohesh në çdo hap.
Gati të hapësh biznesin tënd?
Mos lejo që procedurat dhe burokracia të të ndalojnë nga realizimi i idesë tënde.
Me Fiscalthree ke në krah një ekonomiste për biznesin që të udhëheq nga ideja deri te regjistrimi përfundimtar.
Kontakto sot për një konsultë fillestare
- Na shkruaj në WhatsApp për një përgjigje të shpejtë
- Dërgo një e-mail ose plotëso formularin e kontaktit në faqe
- Na tregoni idenë tuaj dhe ne do t’ju tregojmë rrugën më të sigurt për ta kthyer në biznes të regjistruar
Fiscalthree – Ne kujdesemi për procedurat, që ju të kujdeseni për suksesin e biznesit tuaj.

