Paketa e Shërbimeve “Biznesi i Vogël”
Zgjidhja e plotë për menaxhimin financiar, tatimor dhe kontabël të biznesit tuaj
Nëse jeni një biznes i vogël dhe kërkoni një partner të besueshëm që të kujdeset për çdo detyrim financiar, tatimor dhe kontabël, Fiscalthree është zgjedhja e duhur. Ne ju udhëheqim drejt një menaxhimi të sigurt, të organizuar dhe në përputhje të plotë me ligjin, duke ju dhënë qetësinë për t’u fokusuar në rritjen e aktivitetit tuaj.
Paketa “Biznesi i Vogël” përfshin të gjitha shërbimet që ju duhen për të operuar pa stres, pa gabime dhe pa rrezikuar penalitete.
Çfarë përfshin paketa?
Konsulencë
Konsulencë e personalizuar
Deklarime
Deklarime të sakta
Sigurohemi që të gjitha deklarimet tatimore mujore dhe vjetore të dërgohen saktë dhe brenda afatit, duke ju mbrojtur nga gjoba dhe ngarkesa administrative.
Menaxhim
Menaxhim financiar
Kontabiliteti juaj mbahet sipas standardeve dhe ju merrni raporte të qarta që ju ndihmojnë të kuptoni gjendjen reale të biznesit dhe të merrni vendime më të mira.
Asistencë
Asistencë e vazhdueshme
Ju ofrojmë suport të përditshëm për çdo çështje që lidhet me biznesin: fiskalizim, taksa, deklarime, ndryshime, aplikime dhe çështje administrative.
Konsulencë Fiskale dhe Financiare
Ne analizojmë aktivitetin tuaj, strukturën e kostove, detyrimet tatimore dhe planet e zhvillimit. Ju ofrojmë këshillim strategjik për të optimizuar taksat, për të shmangur shpenzimet e panevojshme dhe për të marrë vendime të drejta financiare.
Deklarime Tatimore Mujore
Ne marrim përsipër përgatitjen dhe dorëzimin në kohë të të gjitha deklarimeve mujore, duke përfshirë:
- Tatimin mbi të ardhurat personale nga Biznesi/Punesimi (Vjetore)
- Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
- Tatim i mbajtur ne Burim
- TAP
- TVSH (nëse zbatohet)
- Librat e blerjes dhe shitjes
- Çdo deklarim tjetër të detyrueshëm nga ligji
Afatet respektohen maksimalisht, duke eliminuar rrezikun e gjobave.
Deklarime Vjetore
Përgatitja e bilancit, pasqyrave financiare dhe deklarimit vjetor tatimor sipas SKK dhe standardeve të ligjit shqiptar.
Ky proces është thelbësor për një raportim të saktë dhe administrim financiar transparent.
Asistencë në Marrëdhëniet me Palët e Treta
Ne ju përfaqësojmë dhe asistojmë në çdo nevojë me institucionet shtetërore ose organizatat e tjera, si:
- Administrata Tatimore
- Bashkia
- Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)
- Bankat
- Inspektorati i Punës
- Institucione të tjera publike ose private
Ju nuk keni pse të humbni kohë në sportele – ne e bëjmë gjithçka për ju.
Asistencë në Pagesat ndaj Institucioneve Shtetërore
Pagesat e tatimeve, taksave vendore, detyrimeve mujore dhe çdo tarife shtetërore kryhen me kujdes dhe në afatet e caktuara.
Ju informojmë për çdo pagesë të detyrueshme dhe sigurohemi që asnjë afat të mos tejkalohet.
Mbajtje Kontabiliteti
Ne mbajmë kontabilitetin tuaj të plotë, përfshirë:
- Regjistrimet kontabël
- Përgatitjen e pasqyrave financiare
- Analizat financiare mujore/vjetore
- Raportime të personalizuara sipas aktivitetit
Kontabilitet i saktë! Vendimmarrje e sigurt dhe sukses afatgjatë.
Informim mbi Ndryshimet Ligjore
Në një sistem fiskal që ndryshon shpesh, ne ju mbajmë të përditësuar me çdo rregull të ri, ndryshim tatimor apo kërkesë ligjore që ndikon biznesin tuaj.
Ju informojmë menjëherë dhe ju udhëzojmë si të veproni.
Asistencë në Fiskalizim
Ne marrim përsipër:
- Regjistrimin si tatimpagues që lëshon fatura
- Regjistrimin e vendeve të ushtrimit të aktivitetit
- Regjistrimin e pajisjeve të faturimit
- Përzgjedhjen e softuerit të fiskalizimit
- Marrjen e certifikatës elektronike
- Trajnim për përdorimin e sistemit
- Zgjidhjen e çdo problemi të fiskalizimit
Me ne, procesi i fiskalizimit bëhet i thjeshtë dhe i sigurt.
Asistencë e Vazhdueshme Online ose Telefonike
Pavarësisht orarit të ngarkuar, ju keni gjithmonë një ekonomiste në dispozicion.
Përmes telefonit, WhatsApp-it ose email-it, ju ofrojmë:
- Përgjigje të menjëhershme
- Zgjidhje të situatave urgjente
- Udhëzime për çdo proces administrativ apo financiar
Ju nuk mbeteni kurrë vetëm në proceset e biznesit.
Pse ta zgjidhni Fiscalthree?
Ne kujdesemi për financat tuaja, që ju të përqendroheni te rritja e biznesit.
Pyetjet e Bëra Shpesh (FAQ) për Shërbimet e Fiscalthree
Seksioni FAQ ju ofron përgjigje të qarta dhe të shpejta për pyetjet më të shpeshta të bizneseve, duke ju ndihmuar të kuptoni shërbimet tona dhe mënyrën se si ju mbështesim në menaxhimin financiar dhe tatimor.
1. Çfarë shërbimesh ofron Fiscalthree për biznesin e vogël?
2. A më ndihmon Fiscalthree me deklarimet tatimore mujore dhe vjetore?
3. Si mund të më ndihmojë një ekonomist në uljen e kostove dhe shmangien e gjobave?
FISCAL THREE
Çfarë thonë klientët për ne?
Mos na besoni vetëm fjalën tonë. Ja çfarë kanë për të thënë disa nga klientët tanë të kënaqur për zgjidhjet tona financiare.
Arion Marku
Arber Osmani
Emilio Shahaj
Pse ta zgjidhni Fiscalthree?
- Përvojë profesionale dhe e specializuar për bizneset e vogla
- Shërbim i personalizuar sipas sektorit tuaj
- Respektim i plotë i afateve dhe procedurave ligjore
- Zero gabime, zero penalitete
- Mbështetje e vazhdueshme dhe transparente
Ne kujdesemi për financat tuaja, që ju të përqendroheni te rritja e biznesit.